Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku një 69-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një zetori.
Shtetasi F. Xh., rreth 69 vjeç, është dërguar menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit shtetasi B. M., 26 vjeç, po shoqërohen për në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Gjithashtu mjeti tip zetor është bllokuar në cilësinë e provës materiale.