Një 66 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi teksa po pastronte pusin e ujit të banesës së tij, ka rrëshqitur aksidentalisht në brendësi të saj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në Hamallaj të Durrësit.
Uniformat blu kanë identifikuar 66 vjeçarin me inicialet O.P.
Sakaq, grupi hetimor ndodhen në vendngjarje e po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.