Një ngjarje e rëndë aksidentale ka ndodhur pasditen e së dielës në Tiranë, ku një person ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, viktima është një 60-vjeçar, i cili dyshohet të jetë rrëzuar teksa po lyente shtëpinë dhe për pasojë ka humbur jetën.
“Më datë 02.06.2024, në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, duke punuar (lyer) në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.