Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë, ku një 60-vjeçar është dëmtuar aksidentalisht nga freza.
Për shkak të dëmtimeve, 60-vjeçari ka humbur jetën.
Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:55, teksa punonte në banesën e tij, në Rrogozhinë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht me mjetin e punës (frezë), shtetasi B. T., 60 vjeç. Nga dëmtimet, 60-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.