Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Banaj të Patosit. Ai është dërguar në spital pa shenje jete.
”Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”.