Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, në kryeqytet, ndërsa 58 vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të dëmtimeve të rënda që ka marr.

“Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.