Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen në një kantier ndërtimi në Tiranë. Policia tha se viktima është Sinan Baci, i cili është aksidentuar në zonën e quajtur Kodra e Diellit.

“Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.