Policia e Shtetit ka njoftuar se mesditën e së mërkurës një grua ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e saj në afërsi të TEG-ut.
Viktima është 52-vjeçarja me iniciale L. M.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.09.2023, në afërsi të TEG-ut, shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë.