Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Klosit, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresiv dhe si pasojë ka humbur jetën.
Policia bën të ditur se 43-vjeçarja u transportua për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.