Një 31 vjeçar në Tiranë ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati, shtetasi M. Rr., 31 vjeç, banues në rrugën “Myslym Keta”.
Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit.
31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.
Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.