Një 30-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasditen e kësaj të diele në Bulqizë.
Ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, teksa ka qenë duke peshkuar me gjenerator.
Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi me inicialet K.K., teksa ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 17:30 në lumin e fshatit Sofraçan.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.