19-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë papritur, teksa ishte duke udhëtuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa i riu shqiptar ishte në një makinë, në “Ionia Odos”.
Shqiptari po udhëtonte drejt Janinës, por pasi humbi ndjenjat u transportua në Qendrën Shëndetësore të Amfilochisë por fatkeqësisht ishte tepër vonë, sepse u shpall i vdekur.
Trupi i pajetë i 19-vjeçarit u dërgua në Patra për autopsi për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së tij.
Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak, ndërsa për shkaqet e sakta priten analizat toksikologjike.
Nuk dihet ende identiteti i 19-vjeçarit, por raportohet se është me origjinë nga veriu i Shqipërisë.