Një 10-vjeçar ka humbur jetën në Durrës mëngjesin e kësaj të hëne.

Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati.

Dëmtimet kanë qenë shumë të rënda për fëmijën, i cili ka humbur jetën.

“Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.