Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të Hënë në fshatin Shkopet, shumë pak metra larg digës së Hidrocentralit.

Një e moshuar nga fshati i Shkopetit ka përfunduar në ujërat e lumit Mat.

Mësohet se e moshuara ka qenë duke kaluar nga njëra anë e lumit në anën tjetër, teksa dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në ujërat e lumit, duke humbur jetën në vend.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca, ndërsa trupi i pajetë është nxjerrë nga banorët e zonës.

Njoftimi i policise:

Mesditën e sotme, në ujërat e lumit Mat, është gjetur trupi i pajetë i shtetases 86 vjeçe, banuese në Shkopet, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujë, ndërkohë që po kalonte urën në fshatin Shkopet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.