Një 68-vjeçare ka humbur në fshatin Çerkovinë të Vlorë.

Ishte nipi i të moshuarës që ka bërë kallëzim në komisariat se halla e tij, pikërisht 68-vjeçarja, kishte ditë që kishte humbur.

“Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Vlorë ka kallëzuar shtetasi M. K., se është larguar nga banesa e saj, në fshatin Çerkovinë, halla e tij, shtetasja I. K., 68 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje”, thuhet në njoftimin e policisë.