Horoskopi sot:

Dashi

Këto ditë do të jeni të menduar por gjërat do të ecin pozitivisht. Në pjesën më të madhe të javës do të ndiheni veçanërisht nervozë, ndaj i keni të nevojshme sqarimet për gjërat që ju mundojnë. Dashuria është në plan të parë, do t’i kushtoni rëndësi njeriut të zemrës.

Demi

Gjithmonë dëshironi t’i bëni gjërat me qetësi, por në këtë periudhë dikush do t’ju nxitojë. Nëse keni ndonjë problem në jetën në çift apo mosmarrëveshje në familje duhet të përpiqeni t’i zgjidhni. Kushtojini vëmendje gjatë kësaj kohe marrëdhënieve me Akrepin dhe Luanin.

Binjakët

Venusi vë në pikëpyetje ndjenjat për të lindurit në shenjën e Binjakëve. Duhet të kuptojmë se çfarë ka ndodhur në një lidhje kohët e fundit, megjithatë gjërat për ju tashmë janë duke u përmirësuar.

Gaforrja

Edhe një debat i vogël duhet të zgjidhet menjëherë. Mes janarit dhe shkurtit do t’ju duhet të vendosni pika të reja referimi, ndaj në këto ditë mund të ndiheni pre e pavendosmërisë. Në dashuri, ajo që lind në këtë periudhë do të bëhet e rëndësishme në të ardhmen.

Luani

Duket se gjërat po shkojnë mirë në dashuri falë. Beqarët do të ndjejnë sërish zemrën e tyre të rrahë fort. Por ndonjëherë marrëdhëniet që lindin pas një ndarjeje, nuk janë shumë afatgjata. Detyrat, porositë, mundësitë kanë filluar të kthehen dhe në punë ka pak më shumë qartësi.

Virgjëresha

Duhet të tregoni maturi në jetën tuaj të dashurisë, në marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve dhe me të afërmit. Kushtojini vëmendje fjalëve. Për financat duhet të keni kujdes, pasi festat ju kanë bërë të shpenzoni më tepër sesa duhet.

Peshorja

Ju që doni drejtësi, do ta gjeni veten mes dy zjarreve dhe do ju duhet të përcaktoni se kush ka të drejtë apo gabim në familje. Ata që janë të martuar ndoshta do të jenë të shqetësuar për disa ngjarje që nuk i shqetësojnë drejtpërdrejt, por që përfshijnë partnerin dhe fëmijët e tyre.

Akrepi

Ju përjetoni ditë jo të qeta, por duhet të keni më shumë durim në dashuri. Kujdes nga xhelozia, e cila mund të kthehet në një thikë me dy presa. Nëse ndjeni dëshirën për t’i propozuar një personi të ri, mos hezitoni ta bëni këtë.

Shigjetari

Shumë planetë janë në anën tuaj, por disa prej jush ndihen të pakënaqur dhe kjo ndodh për shkak të monotonisë. Do të ishte e dobishme të mendoni për disa transformime që duhet të ndodhin në pjesën e dytë të vitit. Filloni të bëni planifikime.

Bricjapi

Kjo është koha për të planifikuar për të ardhmen. Duhet të kujdeseni më shumë për formën tuaj fizike, nëse e lini veten pasdore. Duke e vënë gjithmonë punën në plan të parë, rrezikoni shumë shëndetin. Në punë duhet të bëni zgjedhje, disa ndryshime ose të përballeni me një kontratë apo marrëveshje.

Ujori

Zgjedhjet e këtyre ditëve janë të rëndësishme. Po përjetoni një gjendje tensioni që ju bën të trazoni gjërat. Deri në maj do ndryshojnë disa situata në punë. Ndjenjat në këtë moment janë më të favorizuara, beqarët mund të krijojnë histori të reja. Kujdes në financat.

Peshqit

Do të përjetoni tensione të mëdha. Mos i shkarkoni ato te partneri apo familjarët. Këto janë ditë të lodhshme dhe me nervozizëm, por rrezikoni të jeni në gabim. Ndaj bëni kujdes sepse në fund të muajit do të gjeni sërish qetësinë tuaj. Durim dhe maturi.