Horoskopi sot.
DASHI:
Në punë ndihuni të lirë që t’u bëni kërkesa eprorëve. Për sa i përket dashurisë, gjërat do ecin mirë gjatë gjithë javës dhe nuk përjashtohen takime.
DEMI:
Beqarët do jenë në kërkim të shpirtit binjak, ndërsa çiftet do të jenë më të dashuruar se kurrë. Në aspektin profesional do të jeni entuziastë.
BINJAKËT:
Do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme për sa i përket familjes ose shtëpisë. Shëndeti parashikohet i mirë.
GAFORRJA:
Yjet parashikojnë se do të kaloni një javë të bukur, gjatë së cilës do të lindin shumë miqësi, që me kalimin e kohës do shndërrohen në diçka të veçantë.
LUANI:
Në punë do të keni mundësi të mbyllni disa projekte dhe pritet që të keni të ardhura shtesë. Megjithatë, keni nevojë për pak pushim.
VIRGJËRESHA:
Në dashuri do t’ju duhet të zgjidhni disa probleme dhe mund të debatoni me partnerin. Kjo do jetë gjithsesi një javë premtuese.
PESHORJA:
Gjithçka do të shkojë më së miri edhe falë diplomacisë, elegancës dhe inteligjencës suaj. Në aspektin sentimental do të keni fat.
AKREPI:
Hëna do kthehet nga shenja juaj. Edhe në dashuri do keni fat. Do arrini ta gjeni gjuhën e përbashkët dhe pasioni do mbizotërojë në lidhjen tuaj.
SHIGJETARI:
Me partnerin do të organizoni diçka interesante. Beqarët do të përjetojnë dashuri me shikim të parë.
BRICJAPI:
Në aspektin sentimental yjet ju këshillojnë që të mos gërmoni shumë në të shkuarën e partnerit. Ditët me fat do të jenë e shtuna dhe e diela.
UJORI:
Çiftet e martuara ose që bashkëjetojnë prej kohësh do kenë probleme. Shfrytëzojeni këtë javë për të rivendosur rregull në jetën tuaj.
PESHQIT:
Në punë do të mund të filloni bashkëpunime të reja, të mbyllni projektet që keni menduar ose t’u jepni zgjidhje çështjeve të mbetura pezull.