Horoskopi sot:
Dashi
Në dashuri shikoni përpara dhe mos u ndalni gjithmonë në të shkuarën. Për sa i përket punës, do ju vijnë disa lajme të mira.
Demi
Hapeni zemrën ndaj të dashurit tuaj sepse hëna është në shenjën tuaj dhe do t’ju lejojë ta bëni atë në mënyrën më të mirë. Një fazë e re plot kënaqësi mbërrin në punë.
Binjakët
Ka shumë gjëra të reja në dashuri dhe çdo gjë duhet ta merrni shumë më lehtë. Është pak kohë e veçantë në punë dhe mund të ketë ndryshime. Kujdes vetëm për shpenzimet e tepërta.
Gaforrja
Kjo është një kohë vërtet e mirë për dashurinë ndaj nëse jeni beqarë, hapuni për takime të reja. Në punë keni ide të mira dhe me përkushtim do arrini larg.
Luani
Në këtë ditë do të jeni veçanërisht energjikë dhe të etur për të bërë më shumë. Në dashuri ka një dëshirë të madhe për të dashur dhe për të dhënë dashuri dhe në punë vendosni synime të arritshme.
Virgjëresha
Në fillim të muajit dashuria nuk u ndriçua nga yjet por fillon një fazë qetësie. Në punë është një kohë e rëndësishme për të përballuar sa më mirë sfidat.
Peshorja
Periudha e rikuperimit për sferën sentimentale vazhdon. Për sa i përket punës, duhet të keni kujdes për projektet afatgjata që mund të krijojnë disa probleme dhe pakënaqësi.
Akrepi
Kjo nuk është koha ideale për dashuri ndaj bëni pak durim dhe përpiquni të shmangni konfliktet. Në punë jeni pak të hutuar dhe po prisni një konfirmim që duket se nuk do të vijë kurrë.
Shigjetari
Do jetë një ditë shumë e bukur për ndjenjat dhe beqarët mund të takojnë dikë të veçantë. Në punë do ketë një mënyrë për të kapërcyer disa probleme që kanë lindur së fundmi.
Bricjapi
Do arrini të rikuperoni kohën e humbur në dashuri. Në punë nuk jeni plotësisht të bindur për atë që po bëni dhe mund të bëni një zgjedhje vendimtare.
Ujori
Muaji mars është ideal për të diskutuar çështje të rëndësishme në fushën sentimentale. Në punë është koha për të bërë zgjedhje, mjafton t’i kushtoni vëmendje disa dyshimeve.
Peshqit
Kjo është periudha ideale për të bërë plane, sidomos nëse jeni çift dhe e doni njëri-tjetrin. Në punë keni një dëshirë të madhe për të bërë gjëra të reja, sidomos gjërat që ju pëlqejnë, por tani për tani keni ende disa limite.