Horoskopi sot:
Dashi
Kjo është një javë reflektimi edhe nëse nuk ju pëlqen të rrini ulur dhe kot. Jupiteri është ende në shenjë dhe do të mbetet i tillë edhe në ditët në vijim, duke dhënë avantazhe të mëdha. Kujdes nga Afërdita disonante e cila sjell disa shqetësime në jetën tuaj private.
Demi
Sipas Paolo Fox, kjo javë është e bukur dhe sjell rritje të madhe personale dhe profesionale. Mërkuri është në shenjë dhe do të qëndrojë aty deri në mes të muajit, kështu që po vijnë mundësi të reja për t’u shfrytëzuar. Në punë do arrini të zgjidhni shumë probleme.
Binjakët
Këtë javë ju shohim të dashuruar. Afërdita në shenjë deri pak ditë më parë sillte emocione të reja dhe takime të veçanta. Mungesa e pasionit do ta vuajnë vetëm ata që janë në një lidhje prej kohësh. Ka një sasi të mirë energjie në punë.
Gaforrja
Do të keni një vitalitet të bukur për të shfrytëzuar sa më shumë. Nëse pjesa e parë e vitit ishte paksa problematike, tani po vjen një forcë e madhe. Ata që kanë pasur probleme në punë do mund të fillojnë një fazë të re rilindjeje dhe në dashuri do të ketë një stabilitet më të madh.
Luani
Ju ndjeni dëshirën për të pasur diçka më shumë në dashuri por edhe në punë ku ende nuk keni arritur gjithçka që kishit planifikuar. Java do jetë paksa e lodhshme me Diellin dhe Mërkurin kundër, por duhet të shtrëngojmë dhëmbët. Jini më të guximshëm në dashuri.
Virgjëresha
Kjo javë është e bukur pasi më në fund ju sheh më të relaksuar dhe më pak të tensionuar se ditët e fundit. Në javët e ardhshme do të ketë disa ndryshime por më të mirat do të vijnë vetëm pas datës 16 të muajit.
Peshorja
Po filloni ngadalë një fazë rikuperimi pas muajve të parë shumë të vështirë të vitit. Këtu vjen pak fat dhe gjithashtu optimizëm, që do t’ju bëjë edhe më magjepsës në sytë e të tjerëve. Favorizohen takime të reja dhe në punë vijnë gjëra të reja.
Akrepi
Ky qiell është i bukur për të dashuruarit. Mundësi të mëdha vijnë për të përjetuar emocione të forta, për t’i shfrytëzuar sa më shumë. Kushtojini vëmendje vetëm çështjeve, që lidhen me paratë. Në punë ka marrëveshje për t’u rishikuar.
Shigjetari
Kjo javë është shumë interesante. Me Afërditën që nuk kundërshton më, do të arrini të sqaroni gjithçka që nuk shkon në çift. Gjithashtu rikuperoni në një nivel psikologjik dhe fizik. Nëse mundeni, lini pak më shumë kohë për veten tuaj.
Bricjapi
Ky është muaji i fitoreve ndaj prisni një javë kënaqësi të madhe dhe gjithashtu fillime të reja. Në punë ka një atmosferë risie dhe në dashuri duhet të tregoheni pak më të matur se zakonisht.
Ujori
Kjo javë është e bukur edhe nëse ka ende disa probleme të vogla në punë, veçanërisht për çështjet e parave. Mundohuni të kërkoni një rritje edhe sepse shpenzimet janë gjithmonë të larta.
Peshqit
Sa më shumë t’i afrohemi mesit të muajit, aq më shumë planetët do të jenë në favorin tuaj. Saturni në shenjën tuaj ju bën më të fortë dhe më pak të frikësuar nga ngjarjet dhe problemet e papritura të jetës. Hëna pozitive dhe Venusi ndihmojnë në dashuri dhe sjellin emocione të bukura.