Horoskopi sot:

Dashi

Takimet në këtë të martë do të jenë shumë pasionante, do të favorizohen njohjet e reja dhe në përgjithësi nëse jeni vetëm do të keni mundësinë të luani letrat tuaja në maksimum! Siguri e shtuar në punë.

Demi

Në dashuri kohët e fundit ka pasur pak grindje, përpiquni të mos krijoni polemika të kota. Një lajm interesant po vjen në punë.

Binjakët

Është një moment interesant për të rizbuluar veten si njerëz më sensualë, përpiquni të përjetoni emocionet ashtu siç vijnë pa u menduar shumë për to. Në punë, nëse keni një negociatë në proces e sipër, mos hezitoni, por mbylleni atë në ditët në vijim.

Gaforrja

Në dashuri, sikletet do të kthehen në mesin tuaj, kohët e fundit ka pasur disa zënka me partnerin/en, grindje që ju kanë bërë më nervozë. Në aspektin e punës, kushtojini vëmendje shpenzimeve.

Luani

Ditë e diskutueshme për ndjenjat kjo e martë , mos krijoni keqkuptime, por nëse diçka nuk shkon, mos hezitoni të flisni për të. Në punë, kërkesa juaj mund të pranohet.

Virgjëresha

Qiell interesant për beqarët, nëse jeni të interesuar për një person mos kini frikë të nxirrni veten në pah, ndaj hidhuni lirshëm pas emocioneve të reja.

Peshorja

Në dashuri mund të shfaqet një person nga e kaluara, do të jetë e mundur të rregulloni një marrëdhënie. Zgjidhjet janë në rrugën e duhur në pjesën e punës.

Akrepi

Qiell interesant për dashurinë, takimet janë të preferuara dhe kush e di nëse pas një miqësie nuk ka vërtet diçka tjetër. Në punë, kushtojini më shumë vëmendje kushteve të një marrëveshjeje.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Në dashuri, kjo e martë ka pak tension, më mirë të mos nxisni polemika të kota, rikuperimi vjen nga e mërkura. Në punë lodhja ndihet, por angazhimi juaj do të shpërblehet.

Bricjapi

Në dashuri mund të ketë disa reagime pozitive, veçanërisht nëse kohët e fundit ka pasur tensione me partnerin/en. Në punë do të keni mundësi të merrni disa avantazhe.

Ujori

Në dashuri, kjo e martë është një ditë disi e diskutueshme, kini kujdes nga disa grindje të shumta. Nga ana tjetër në punë do të arrini të bëni kërkesa pa vështirësi të tepërta.

Peshqit

Kjo është një ditë pozitive për zemrën, nëse jeni të interesuar për një person pse nuk dilni përpara? Në punë ca siklete po zgjidhen, mundësitë e mira janë në rrugë e sipër.