Horoskopi sot:

Dashi

Do të jetë një ditë e qetë. Jeni të lodhur dhe të shqetësuar dhe kjo mund të sjellë disa provokime në çift. Përsa i përket punës, do ta gjeni veten duke debatuar me dikë: keni idetë e duhura, por shpjegimet tuaja janë konfuze. Mundohuni të jeni të qartë.

Demi

Gjatë kësaj dite i jeni përkushtuar shumë asaj që duhet të bëni dhe i keni kushtuar pak vëmendje dashurisë. Lëreni veten të lirë… Relaksohuni. Përsa i përket punës, duhet të tregoheni guximtarë dhe të propozoni idetë tuaja.

Binjakët

Bëni disa lëvizje në dashuri, guxoni më shumë. Nëse nuk keni një lidhje, kjo ndodh sepse nuk e dëshironi ose nuk shikoni një njeri të përshtatshëm përreth. Në orët në vijim priten shumë kënaqësi në punë. Mos e kufizoni veten në rutinën e zakonshme, por përvishni mëngët.

Gaforrja

Diskutimet në dashuri kanë mbaruar dhe ju i keni idetë më të qarta. Situata e punës është e lehtë për t’u menaxhuar. Mund të ketë disa probleme financiare. Ndoshta keni shpenzuar përtej mundësive tuaja.

Luani

Sot do të jetë një ditë pozitive. Më në fund Hëna është e favorshme dhe ju dëshironi shumë të bini në dashuri. Nëse nuk ka probleme, afrohuni me ata që ju duan. Përsa i përket punës, mund të ketë ndonjë diskutim, por idetë e mira lindin edhe nga keqkuptimet.

Virgjëresha

Nëse keni disa probleme me partnerin, do të keni mundësi të rikuperoheni në orët në vijim. Përsa i përket punës, vjen një lajm i mire, yjet do të jenë premtuese gjatë gjithë muajit. Përvishni mëngët dhe do të shihni që gjithçka do të shkojë mirë.

Peshorja

Beqarët i pret një ditë e mirë, përfitoni nga kjo. Janë të gjitha mundësitë për një takim interesant. Puna? Qielli është shumë premtues në karruerë: nëse nuk ju pëlqen ajo që bëni, është koha të shikoni diku tjetër. Ndoshta mund të filloni aventura të reja.

Akrepi

Sipas Paolo Fox, pritet një ditë e shkëlqyer në dashuri për ata që janë beqarë: histori të bukura dashurie mund të lindin mes dashurisë me shikim të parë dhe njohjeve. Përsa i përket punës, duhet të përpiqeni të jeni më të saktë dhe të shkoni deri në fund me projektet tuaja.

Shigjetari

Ka një lajm të mirë në dashuri. Çiftet që kishin hasur probleme mund të gjejnë zgjidhje. Ata që duan një fillim të ri, megjithatë, duhet të fillojnë të shikojnë përreth. Sa i përket punës, ajo që do të nisë në orët e ardhshme do të jetë premtuese.

Bricjapi

Nëse jeni në një lidhje jozyrtare, bëni kujdes: në orët e ardhshme dikush mund të përfshihet. Sonte ju dëshironi të jeni vetëm. Si gjithmonë, jeni ju që duhet të drejtoni shtëpinë, kujdes me ofertat e punës.

Ujori

E sotmja do të jetë një ditë pozitive, dashuria mund të ndodhë në çastet më të pamendueshme, edhe nëse nuk shikoni përreth… Një ndarje mund t’ju çlirojë. Vërini në praktikë idetë e punës që po mendoni në këto orë.

Peshqit

Jeni duke pritur për një rikthim romantik, por duhet të jeni të sigurt nëse ia vlen dhe nëse është e mundur. Kur bëhet fjalë për punën, Peshorja ose Gaforrja duan vëmendjen tuaj. Mos hezitoni t’ia jepni. Mund të shfaqen mundësi të shkëlqyera.