Horoskopi sot:

Dashi

Ka disa kohë që keni pengesa dhe ide të paqarta, por nëse jeni të përgatitur të dëgjoni, do të mund të merrni këshillat e duhura. Vështirësitë praktike të vogla dhe të pashmangshme duhet të trajtohen në mënyrë metodike.

Demi

Hëna dhe Dielli rekomandojnë fokusimin në investime, shitjen e pronave dhe blerjet e rëndësishme. Do të keni raporte të mira më paranë.

Binjakët

Arsyeshmëria lëkundet nën rrezet e Hënës dhe për ju çdo ngjarje e papritur bëhet një pengesë e pakapërcyeshme. Do t’iu udhëheqin emocionet.

Gaforrja

Largoni humorin e keq! Me Hënën në krah, nuk ka vend për melankoli. Emocione intensive për ju në këtë ditë.

Luani

Ndryshimet e thella vënë në pikëpyetje prioritetet tuaja. Me disa rregullime, qëllimet profesionale duken më shumë se premtuese.

Virgjëresha

Urani ju mbështet, por Hëna tek Peshqit e heq racionalitetin, duke ju zhytur në kaos. Duhet të vazhdoni me hapa të kujdesshëm. Emocionet e forta ju çorientojnë.

Peshorja

Nëse jeni në një njohje do të përjetoni emocione të reja. Fryma e iniciativës me të cilën do të veproni do të zgjojë admirim, por edhe njëfarë xhelozie fatale.

Akrepi

Falë Hënës harmonike ujore në Neptun, do të zhyteni në elementin tuaj. Do të keni mudnësinë të bëni zgjedhjen tuaj dhe të shpalosni krijimtarinë tuaj.

Shigjetari

Padurim, shqetësim dhe ankth për ndryshimet që janë ende të parakohshme? Asgjë e çuditshme nëse jeni të hutuar dhe të zemëruar për gjënë më të vogël. Hëna te Peshqit thyen optimizmin e zakonshëm, me një sërë mendimesh gri që ndoshta janë të pamotivuara.

Bricjapi

Në sekstil të Uranit, Hëna në Peshqit japin një ditë të gëzuar dhe të frytshme, plot surpriza, zgjidhje konstruktive dhe njohuri të papritura.

Ujori

Në takimet e reja do jeni të kujdesshëm. Me zemrën e trazuar, nuk duhet shumë për të ngatërruar një tërheqje të thjeshtë fizike me dashurinë e shekullit. Disa shpenzime shtesë, iluzione, zhgënjime dhe interesim për personin e gabuar.

Peshqit

E mbështetur nga Urani, Hëna në shenjën tuajmpreh armët e saj në punë. Jeni të vendosur për të marrë atë që është e juaja.