Horoskopi sot:
Dashi
Dita do të jetë monotone. Afërdita është kundër jush dhe do të vazhdojë të jetë për një kohë. Kjo nuk është gjë e mirë për jetën sentimentale. Çiftet nuk do gjejnë stimuj dhe do të jenë të fokusuar në punë. Në punë do të mund të përjetoni momente qetësie, por duhet të bëni kujdes nga konfuzioni që lind.
Demi
Me Venusin të pafavorshëm, do keni probleme në dashuri. Çiftet e reja do të kenë kriza ose debate, të cilat mund të zgjasin disa ditë. Në punë, dikush do të tradhtojë besimin tuaj duke vendosur të mos ju mbështesë. Fatkeqësisht, kjo lëvizje e papritur do ju bëjë të hiqni dorë nga një projekt.
Binjakët
Do të jetë një e martë që nis në rrugën e duhur. Çiftet do të përjetojnë 24 orë të këndshme. Në ambientin e punës do të ketë pak konfuzion. Ditët e fundit keni qenë të angazhuar me projekte. Klima është me nervozizëm dhe pasiguri, ndaj mos veproni në mënyrë impulsive.
Gaforrja
Hëna në shenjën tuaj ju shtyn të shijoni dashurinë me një mbrëmje romantike dhe pasionante. Beqarët duhet të ecin përpara, të dalin nga guaska e tyre, të takojnë dhe të njohin njerëz të rinj. Në punë duhet të guxoni dhe të kërkoni diçka që mund të sjellë kthesën e shumëpritur në jetën tuaj.
Luani
Hëna është e favorshme për shenjën. Çiftet do të zgjidhin problemet mes tyre. Një mundësi e mirë vjen për beqarët që do të takojnë njerëz interesantë. Në punë, çdo gjë shkon sipas planit, por nëse shikoni më nga afër situatën tuaj financiare do të kuptoni se disa shpenzime mund të shmangen.
Virgjëresha
Tranziti pozitiv i Venusit është gjithmonë shumë i rëndësishëm. Në këtë rast planeti ofron emocione më intensive dhe gjithashtu stimuj të rinj. Nëse ende nuk keni takuar dikë që ju pëlqen, është koha të angazhoheni pa frikë dhe me pak klas. Në punë po punoni me përkushtimin maksimal dhe meritoni rritje rroge.
Peshorja
Nëse jeni i dashuruar nuk keni asgjë për t’u frikësuar, duhet të shijoni ndjenjat. Kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj me një dietë e ekuilibruar dhe pak ushtrime. Në punë do të favorizohen ata që kanë nisur një punë të re.
Akrepi
Pasditja nuk ofron asgjë të veçantë, ndoshta vetëm një nostalgji të pavend. Mëngjesi do të jetë më i mire. Paolo Fox ju këshillon të ndaloni së menduari për të kaluarën dhe të jetoni të tashmen pa paragjykime. Nuk keni energji të madhe, keni tendencë të lodheni shpejt, por është më shumë një çështje mendore sesa fizike.
Shigjetari
Hëna është në anën tuaj, për këtë arsye u lë vendin ndjenjave. Duhet të organizoni diçka të veçantë për të dashurin tuaj ose të plotësoni nevojat e tyre nëse i keni lënë pas dore. Ekziston një dëshirë e madhe për t’u rikthyer në lojë në punë, por duhet të mbani një sy në financat tuaja. Përveç kësaj, ju duhet të jeni më konkretë dhe më praktikë.
Bricjapi
Jeni duke përjetuar një moment të vështirë në dashuri, diçka ka ngecur në çift. Ose ka një zbehje të ndjenjave për njërin nga të dy, ose ka nevojë për të thyer monotoninë. Zbatojini idetë tuaja në mes të muajit, kur yjet janë më të favorshëm. Në punë ka njëfarë pakënaqësie, duhet durim.
Ujori
Hëna është kundër, nuk është dita e duhur për ndjenjat. Në dashuri mund të thoni shumë fjalë dhe ta përkeqësoni situatën. Në punë do ketë polemika dhe konfuzion. Kur situata është e tillë, mbetet vetëm të përfitosh sa më mirë nga një situatë e keqe, durimi është i rëndësishëm.
Peshqit
Prej disa ditësh keni qenë nervozë dhe të shqetësuar. Nuk duhet shumë të veproni me impuls, kjo do të jetë një javë e ndërlikuar. Në punë vlerësoni me kujdes të gjitha aspektet përpara se të jepni konfirmime të reja. Përkushtojini financave tuaja.