Horoskopi sot:
Dashi
Nëse keni një kohë që jeni vetëm, tani është koha të gjeni një njeri që tu plotësojë gjysmën e zemrës. Edhe në punë do jeni të koncentruar dhe do keni intuitë të mirë.
Demi
Në punë periudha e fundit është karakterizuar nga nervozizëm, fillimi nuk ishte më i miri, por gjithmonë mund ta rikuperoni.
Binjakët
Hëna është në kundërshtim, ndoshta kjo është arsyeja pse ju nuk e vini re dashurinë rreth jush. Në punë ka planetë të ndryshëm në favorin tuaj, kreativiteti në këtë periudhë nuk ka kufij.
Gaforrja
Përpiquni t’i përballoni problemet në dashuri me kujdes dhe ekuilibër. Disa çifte do të testohen. Në punë duhet të mendoheni mirë përpara se të merrni vendime.
Luani
Dita duket sfiduese, por problemet në dashuri mund të zgjidhen.  Në punë nëse jeni në kërkim të propozimeve do arrini të përfundoni gjithçka nga mesi i muajit.
Virgjëresha
Është një kohë pozitive për dashurinë, megjithatë keni disa mendime të dyta. Në punë është një periudhë e vendosur stimuluese dhe rinovuese. Nëse jeni duke kërkuar për ndryshime, bëni propozime.
Peshorja
Dyshimi në dashuri duket se rikthehet çdo herë. Në punë situata është e favorshme, megjithatë mund të keni disa probleme me paratë.
Akrepi
Edhe ata që kanë përfunduar një histori në këtë periudhë, me këta yje, do të mund të rikuperohen. Në punë ndonjëherë ndiheni të lodhur ose nervozë, por nuk keni pse ta lini veten tani.
ShigjetariÂ
Nëse duhet të bëni diçka në dashuri, bëjeni, Hëna është në shenjën tuaj. Në punë përpiquni të kapni të gjitha mundësitë që iu lindin.
Bricjapi
Çiftet që debatojnë duhet të kuptojnë se si ta zgjidhin problemin. Në punë, nëse duhet të merreni me diçka të rëndësishme, prisni.
Ujori
Ju dëshironi të bëni një përjashtim nga rregulli, prej disa kohësh keni qenë në sundimin e emocioneve të momentit. Në punë ka çështje ekonomike që duhen menaxhuar me maturi.
Peshqit
Kjo ditë do ju bëjë të distancoheni nga dikush që ju acaron. Në punë, edhe nëse ka pasur ndonjë shpërqendrim, mund ta rikuperoni.