Horoskopi sot:
Dashi
Këtë të enjte duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi dashurisë. Mund të ndiheni sikur keni rilindur. Sa i përket punës, ka një atmosferë pozitive ndaj nëse keni disa propozime për të bërë, kjo është koha e duhur.
Demi
Humori është pak i ulët. Duhet kujdes në dashuri sepse mund të lindin konflikte. Sa i përket punës, nuk do të ketë asnjë lajm të rëndësishëm. Si gjithmonë, keni përshtypjen se po punoni shumë dhe paguheni jo mjaftueshëm.
Binjakët
Ka ende disa dyshime në dashuri dhe mund të ketë disa pengesa për të kapërcyer në punë. Më mirë të merrni këshilla nga dikush nëse nuk dini në cilën rrugë të shkoni. Besojini atyre që dinë më shumë se ju dhe do të shihni që gjithçka do të funksionojë më shpejt se sa pritej.
Gaforrja
Nëse keni dikë që ju pëlqen, mos hezitoni të shpreni ndjenjat tuaja. Bëjeni ju lëvizjen e parë. Sa i përket punës, do të vijnë ndryshime të mëdha. Të gjitha problemet e vjetra do të zgjidhen dhe ju mund të filloni përsëri nga e para.
Luani
Është një ditë ideale për t’u sqaruar në dashuri dhe gjithashtu për të takuar njerëz të rinj. Përsa i përket punës, do ju duhet të bëni një zgjedhje dhe deri në fund të muajit do të duhet të vendosni nëse do ta pranoni apo jo ofertën që ju është bërë.
Virgjëresha
Tregohuni shumë të kujdesshëm në dashuri sepse rrezikoni që lidhja juaj të hyjë në krizë për shkak të ndonjë keqkuptimi. Në punë, ju dëshironi të largoheni dhe të ndryshoni jetën tuaj. Keni nevojë për diçka të re. Ndoshta duhet ta filloni duke ndryshuar qytetin dhe kompaninë.
Peshorja
Kushtojini vëmendje inateve të vjetra që mund të rishfaqen në çift. Ju rrezikoni të debatoni me ata që ju rrethojnë. Do të ishte më mirë të sqaroni gjithçka një herë e mirë. Përsa i përket punës jeni shumë dembel ndaj tregoni pak durim.
Akrepi
Dashuria premton shumë. Nëse keni dikë që ju pëlqen, tregohuni të guximshëm. Përsa i përket punës, kushtojini vëmendje të madhe kolegëve, mos u besoni të gjithëve, sidomos Demit dhe Ujorit me të cilët mund të ketë fërkime.
Shigjetari
Ndoshta do të ishte më mirë të mos mendoni shumë për të kaluarën. Nëse jeni në kërkim të një pune të re, filloni të dërgoni CV-të tuaja. Ndonjë kompani mund t’ju përgjigjet pozitivisht dhe të bëjë një ndryshim në jetën tuaj profesionale dhe më gjerë.
Bricjapi
Gjatë orëve në vijim do të vijnë gjëra të mrekullueshme në dashuri dhe shumë takime të reja interesante. Bëhuni gati për njohje të reja. Përsa i përket punës, mos bëni zgjedhje të nxituara. Më mirë të qëndroni të qetë dhe të mos mërziteni nëse diçka nuk shkon ashtu siç dëshironi.
Ujori
Ka pak shqetësim në dashuri. Sa i përket punës, ka diçka për të rishikuar në projektet tuaja, veçanërisht nëse jeni të vetëpunësuar. Bëni pak matematikë, pa u shqetësuar.
Peshqit
Do të duhet shumë kujdes në dashuri, sidomos nëse jeni në fillimet e një lidhjeje. Mos u kapni vetëm nga entuziazmi. Sa i përket punës, do të ketë zhvillime të reja, madje edhe burime të reja të ardhurash.