Horoskopi sot:
Dashi
Kjo ditë është ideale për të sqaruar se çfarë nuk shkon në dashuri dhe për të përjetuar momente të ëmbla me partnerin. Në punë jeni mjaft të lodhur duke bërë gjithmonë të njëjtat gjëra por duhet të përvishni mëngët para pushimeve.
Demi
Në dashuri duhet të përballeni menjëherë me problemet dhe të mos i lini ato të përshkallëzohen me kalimin e kohës. Në punë është më mirë të mos i shtyni gjërat dhe edhe nëse jeni të lodhur duhet të përpiqeni të jeni të duruar.
Binjakët
Në dashuri ka pak nervozizëm në ajër por së shpejti do të arrini të sqaroni me partnerin se çfarë nuk shkon. Në punë po përjetoni momente të vështira por do arrini të zgjidhni gjithçka.
Gaforrja
Nëse jeni beqarë duhet të dilni dhe të ecni përpara sepse është momenti i duhur. Në punë duhet të vlerësoni mirë propozimet e reja dhe nga ana fizike jeni në formë të shkëlqyer.
Luani
Ditët në vijim do të jenë ideale për dashuri me hënën që hyn në shenjën tuaj. Gjithçka po shkon mirë në punë, ka ardhur koha që të bëni një hap të rëndësishëm.
Virgjëresha
Në dashuri periudha është ideale për çiftet që e duan njëri-tjetrin dhe duan të vazhdojnë me bashkëjetesën apo martesën. Në punë vazhdoni të punoni fort dhe nuk do mungojnë njohjet.
Peshorja
Pas trishtimit në ditët e fundit, në çift është rikthyer paqja. Në punë mbërrijnë oferta të reja interesante që do t’ju çojnë drejt një kërcimi në karrierë.
Akrepi
Tregohuni të kujdesshëm për polemikat në dashuri, më mirë të mos thoni gjithçka që mendoni, përndryshe rrezikoni një grindje. Në punë jeni shumë ambicioz edhe nëse për momentin do t’ju duhet të mjaftoheni me atë që keni.
Shigjetari
Lajme të mira po vijnë në dashuri dhe nëse jeni çift mund të filloni të mendoni për martesën. Jeni nervoz në punë, por ndoshta ju duhen vetëm pak pushime.
Bricjapi
Në dashuri duhet të keni kujdes sepse ky është një moment kritik. Në punë dëshironi ndryshim dhe do e keni më shpejt nga sa mendoni.
Ujori
Duhet ta shfrytëzoni këtë ditë për të sqaruar se çfarë nuk shkon në marrëdhënien tuaj. Në punë duhet të shfrytëzoni sa më shumë kohën tuaj për të përfunduar të gjitha projektet tuaja.
Peshqit
Ky qiell është i bukur për dashurinë por edhe për të sqaruar se çfarë nuk shkon në çift. Keni ide të mira në punë, mos kini frikë t’i ekspozoni para të tjerëve.