Horoskopi sot:

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
E shtunja dhe e diela do të jenë ditë të rëndësishme. Shumë prej jush mund të gëzojnë një mundësi për të shpenguar veten. Nëse keni nevojë të filloni një projekt të ri mos hezitoni.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Të shtunën marrëdhënia midis prindërve dhe fëmijëve duhet të mbrohet në një mënyrë të caktuar. Ky është një moment në të cilin mund të lindin huti. Ndoshta ju dëshironi diçka, që të paktën për momentin, nuk mund ta keni.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Mendja juaj ndonjëherë bën hile dhe rrezikoni të ndiheni keq duke parë prapa, duhet të kuptoni se e ardhmja dhe ajo që ju pret është përpara jush. Në këtë kuptim, kjo fundjavë do t’ju lejojë të keni takime të këndshme dhe të rëndësishme që do t’ju japin shkëlqim.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Ju ndiheni sikur duhet të ngjiteni në majë dhe dalëngadalë po përpiqeni të përballoni të gjitha sprovat që ju hedh jeta. Gjëja më e rëndësishme megjithatë, është të mbani nervat dhe tensionet larg dhe t’i shikoni me besim angazhimet e radhës.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Të shtunën ju pret një fundjavë që mund të jetë mjaft zhgënjyese nga pikëpamja fizike. Ju vini nga ditë shumë të vështira që ju kanë stresuar fizikisht. Dhe dalë ngadalë do përmirësohen gjërat.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Ndjenjat janë shumë të rëndësishme për ju. Krahasuar me fundin e prillit apo fillimin e majit kur kishte një krizë reale, tani situata është shumë më e mirë. Megjithatë, ju vazhdoni të bëni të gjitha përpjekjet dhe përkushtimin e mundshëm për të bërë më të mirën tuaj.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Të shtunën së shpejti mund të merrni një lajm të mirë. Edhe në minutën e fundit nuk duhet të dëshpëroheni menjëherë. Kjo padyshim vlen për të gjitha fushat e jetës suaj, nga ajo profesionale tek ajo personale.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Të shtunën do e keni vendosur mirë qëllimin dhe me shumë mundësi i keni dhënë edhe vetes një afat deri në të cilin do ta arrini atë. Ndërsa kjo ju shtyn të jepni gjithçka, mund t’ju bëjë edhe pak nervozë.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në disa raste ju ndodh të flisni shumë ose në mënyrë të papërshtatshme dhe kjo ndonjëherë krijon tensione me njerëzit përreth jush. Pastaj, nëse ka një histori që nuk funksionon, situata mund të ndërlikohet edhe më shumë.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Të shtunën do të favorizohen të gjithë ata që duan të jetojnë larg një të kaluare të vështirë dhe që kanë arritur me shumë vështirësi të ndërtojnë një të tashme dhe të ardhme më të mirë.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Të shtunën nuk keni dëshirë të madhe për të krijuar marrëdhënie të reja me njerëzit. Këshilla për ta përballuar më mirë këtë të shtunë në fund të qershorit është të mos detyroni dorën me personat me të cilët nuk keni një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Të shtunën mund të arrini një krahasim që keni pritur prej kohësh. Mos e humbisni trenin pasi e diela do të jetë një ditë shumë konfliktuale.