Horoskopi sot:

Dashi

Do të zgjidhni probleme të vjetra dhe do të keni avantazhe. Megjithatë, duhet pasur kujdes për shëndetin dhe stresin e tepruar. Disa prej jush mund të përballen me disa dyshime, që do të largohen shpejt.

Demi

Gjërat që ju duken të pazgjidhshme do të adresohen me kalimin e kohës, ndaj kini durim dhe besim! Deri në fund të majit do të gjeni zgjidhje për çështjet ligjore, por çdo gjë bëhet mne përpjekje.

Binjakët

Disa prej jusha do të kërkojnë një angazhim më të madh, por do të kenë nevojë për pak stimul. Të dashuruarit do të kenë dyshime, veçanërisht ata që kanë pasur vështirësi, por me durim dhe qartësi do të mund ta kapërceni këtë fazë.

Gaforrja

Mund të bëni reflektime të rëndësishme për atë që ka ndodhur muajt e fundit! Do të keni hapësirë për projekte të reja pune, si dhe histori të lindura në dhjetor, situata më se të vlefshme dhe për t’u çuar përpara me përkushtim dhe vëmendje. Do t’i kushtoni rëndësi dashurive të reja.

Luani

Do të vazhdoni përpjekjet për të përmirësuar jetën, pas disa ndryshimeve të mëdha. Ata që bëjnë një punë të pavarur ose janë në të njëjtin vend për një kohë të gjatë do të ndihen të lodhur duke bërë gjithmonë të njëjtat gjëra, si dhe të pavlerësuar.

Virgjëresha

Për një kohë të gjatë keni duruar njerëz dhe situata që vetëm ju kanë krijuar probleme, ndonjëherë jeni ndjerë të “shfrytëzuar”, por do të vendosni pikat mbi i. Do të rishikoni gjithçka edhe pse nuk është një hap i lehtë, por i domosdoshëm.

Peshorja

Shumë prej jush janë përballur me probleme fizike. Disa ndihen pa energji sepse kanë dhënë më shumë se kanë marrë. Do të ndiheni pak nervozë për shkak të këtyre. Do të kërkoni për burime të reja financimi dhe do të keni një periudhë reflektimi të thellë.

Akrepi

Do të detyroheni të rishikoni llogaritë, të bëni një bilanc të situatës financiare dhe të kuptoni se në cilin drejtim të shkoni: objektivi është arrini një ndërgjegjësim për atë që po bëni, duke shmangur impulsivitetin në një sektor në të cilin duhet të jeni të qartë.

Shigjetari

Ata që janë në “rrugën e luftës” dhe të gatshëm për një betejë do të kenë shanse të mira për të fituar! Megjithatë, përtej çdo mosmarrëveshjeje, e rëndësishme është të ndiheni të kënaqur me veten, të jeni krenarë për atë që jeni dhe çfarë po bëni.

Bricjapi

Mos kërkoni frute të menjëhershme në punë. Hap pas hapi mund të mbani gjithçka nën kontroll dhe të keni një shans më të madh për të arritur qëllimet tuaja. Ndiqni intuitat tuaja të shkëlqyera në këtë periudhë dhe jepini vazhdimësi planeve që keni hartuar.

Ujori

Do të ndiheni më të gatshëm për të dashuruar dhe bërë miq, aspekte shumë të rëndësishme për ju, të cilat kohët e fundit janë “lënë në hije” nga problemet dhe dyshimet që keni pasur. Personat introvertë duhet të jenë më të hapur.

Peshqit

Mund të lindin debate të papritura për shkak të një problemi fizik ose dashurie. Do të ndjehni nervozë, pasi keni kuptuar që partneri juaj nuk është aq afër jush sa do të dëshironit. Yjet sugjerojnë të shtyni takimet e padëshiruara dhe të mendoni për të jetuar festat në maksimum.