Horoskopi sot:
Dashi
Humori juaj ka për të ndryshuar shpesh gjatë kësaj dite dhe mund te jeni herë me nerva herë të buzëqeshur. Ju të dashuruarit, edhe pse do keni shumë gjëra për të bërë do e gjeni kohën për të qëndruar pak me atë që keni në krah. Nga ana e tij ai do tregohet edhe më i kuptueshëm. Ju beqarët duhet të përfitoni nga kjo ditë me diell për të joshur personat që ju pëlqejnë. Në punë do jeni në përparim dhe sipër, por duhet të bëni durim. Mos kërkoni që gjërat të ndodhin si me magji dhe ju të arrini aq shumë sa kanë arritur kolegët me vite eksperiencë. Në planin financiar do merrni iniciativa për të bërë një riorganizim të buxhetit dhe do e përmirësoni ndjeshëm situatën.
Demi
Sido që të vijnë punët gjatë kësaj dite mirë është të mos ndikoheni nga të tjerët për të ndërmarrë hapa. Ju që jeni prej disa kohësh në një lidhje do kaloni momente të paharrueshme me partnerin tuaj. Do bëni çmos që të ndiheni të lumtur dhe do ia shprehni pa pushim ndjenjat atij. Ju beqarët do dilni me miqtë për të festuar diçka dhe atje papritur do ndodhë takimi i shumëpritur. Tregohuni sa më të hapur. Në jetën profesionale parashikohen ndryshime, por do kaloni orë të trazuara. Në jetë asgjë nuk është e thjeshtë, por lum ata që nuk dorëzohen lehtësisht. Në planin material, fati do iu buzëqeshë. Do kryeni transaksione të rëndësishme dhe afatgjata.
Binjakët
Do jeni më të pjekur gjatë kësaj dite dhe mund të merrni edhe vendime të rëndësishme. Nëse keni një lidhje, por sapo keni dalë nga një periudhë delikate për jetën tuaj, ka mundësi që sot të afroheni më shumë me njëri-tjetrin dhe do sqaroni gjithçka me delikatesë dhe maturi. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni mjaft sensualë dhe do tërhiqni vështrimet e të gjithëve. Në punë do ju duket sikur gjithë vrulli që kishin marrë do të ndërpritet sot dhe shpeshherë do ndiheni të bllokuar. Sido që të vijnë gjërat mos u dorëzoni menjëherë. Edhe në planin financiar planetët do ndikojnë pozitivisht. Situata do fillojë të konsolidohet ndjeshëm dhe ju do jeni më të qetë.
Gaforrja
Për shkak të ndikimit të madh të Hënës sot do jeni gjithë kohës në merak dhe të shqetësuar për mënyrën sesi do ju rrjedhin gjërat. Qetësohuni sepse përndryshe nuk do shijoni dot gjërat e bukura që do ju ndodhin. Nëse keni një lidhje duhet të përfitoni për të thurur plane dhe për të bërë projekte për jetën tuaj në çift. Do ia kaloni për mrekulli me partnerin dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë moment nga ai. Ju beqarët nga ana tjetër nuk do e gjeni dot as sot atë që po kërkoni. Në punë kreativiteti që do keni do jetë pika juaj më e fortë, vetëm bëni pak kujdes me padurimin. Financat do jenë të lëkundura kështu që nuk këshillohet të merrni vendime të nxituara apo ta teproni me shpenzimet e panevojshme.
Luani
Pavarësisht se do ëndërroni për një jetë tjetër sot, në pamundësi për të bërë ndryshime do pranoni ato që kanë programuar yjet. Situata për ju të dashuruarit më në fund do çdramatizohet. Do arrini të komunikoni me më shumë qetësi me partnerin tuaj dhe do zgjidhni një nga një çdo mosmarrëveshje. Ju beqarët do jeni të privilegjuar për sa i përket jetës sentimentale dhe mund të takoni personin e ëndrrave. Në punë do jeni mjaft luftarakë, të motivuar dhe këmbëngulës. Dielli do ju bëjë edhe më të përgjegjshëm dhe të pavarur. Konkurrencën nuk do e keni aspak frikë. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme dhe do kryeni transaksione të rëndësishme.
Virgjëresha
Mundohuni t’i largoni mendimet e këqija gjatë kësaj dite sepse përndryshe jeta do ju bëhet e zymtë, Mendoni gjithmonë me pozitivizëm dhe largpamësi. Venusi, perëndesha e dashurisë do jetë aleatja juaj më e mirë për ju që jeni në një lidhje. Ajo do iu mbështesë në çdo moment dhe do ia kaloni më së miri me partnerin. Ju beqarët do keni mundësi të mira për takime emocionuese kështu që shfrytëzoni çdo moment. Në punë nuk do doni kurrsesi që t’iu shpëtojë një post nga duart dhe do lëvizni çdo gur për ta fituar atë. Mundet të përballeni fort edhe me disa kolegë. Me shpenzimet mos u tregoni impulsive. Blini vetëm gjërat më të domosdoshme dhe buxheti do mbetet i stabilizuar.
Peshorja
Dita e sotme nuk do jete e shkëlqyer, por për fat të mirë, të gjitha përpjekjet që keni bërë për të stabilizuar financat do të mund të kompensohen. Nëse jeni në një lidhje do pajtoheni me partnerin edhe pas zënkave të forta që keni pasur. Ju beqarët do bëni mirë të mendoheni gjatë para se të veproni. Mbase tani për tani nuk e shihni prioritet krijimin e lidhjes dhe mund të shtyni kërkimin për më vonë. Në punë do ja vlejë gjithë mundi i harxhuar. Në tërësi gjërat kanë për t’iu ecur goxha mirë. Financat siç e thamë do jenë në një gjendje të kënaqshme.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do jeni në prag të trazirave dhe duhet të bëheni gati për t’i përballuar. Nëse jeni në një lidhje nuk do ndiheni shumë mirë dhe në disa momente nuk do e duroni dot partnerin pranë. Me vështirësi do e ruani edhe vetëkontrollin, prandaj momentet e tensionit do jenë ato që do mbizotërojnë. Ju beqarët do bëni mirë të verifikoni çdo gjë para se të hidhni hapa, përndryshe do gaboni dhe do lëndoheni për gjithë jetën. Në punë mund të përballeni edhe me disa konflikte me ata kolegë që gjithmonë kanë dashur t’ua prishin planet. Sektori i financave nuk do jetë katastrofik, por ende në një gjendje jo të kënaqshme.
Shigjetari
Do bëni më shumë përpjekje për t’u përqendruar gjatë kësaj dite do ja arrini qëllimet. Dita e sotme do jetë një nder më të bukurat e vitit për të gjithë të dashuruarit. Venusi dhe Neptuni do iu bëjnë edhe me romantike. Mes jush dha atij që keni në krah nuk do ndodhin aspak mosmarrëveshje. Lumturia do jete e sigurt. Nëse jeni beqare do keni mundësi vërtet te mira për takime interesante. Përfitoni sa me shume te mundni! në punë më mirë dëgjojini këshillat që do iu japin ekspertët dhe mos bëni sikur jeni të pagabueshëm. Kujdes nga Jupiteri në planin financiar. Mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse do përballeni me një situatë të vështirë.
Bricjapi
Në pjesën më të madhe të ditës do jeni të irrituar sot dhe mund të bëni gabime. Vetëm mbrëmja mund të sjellë përmirësime. Nëse jeni në një lidhje tensioni do jetë mbizotërues dhe do ju bëjë të ndiheni keq. Nuk do përjetoni aspak kënaqësitë që keni dëshiruar. Për shumë gjëra do keni mendime diametralisht të kundërta. Ju beqarët do merrni refuzime dhe kjo gjë do ju mërzitë. Gjithsesi ato nuk kanë të bëjnë aspak me pamjen tuaj. Në punë asgjë nuk ka për të qenë e lehtë dhe me disa kolegë do keni debate të ashpra. Mos i dëgjoni, por mundohuni të realizoni objektivat. Financat për fat të mirë do jenë të kënaqshme.
Ujori
Komunikimi do jetë më i lehtë për t’u arritur sot dhe kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni edhe mosmarrëveshjet. Ata që keni pranë do ju mbështesin kudo. Fale ndikimit të yjeve ju që keni një lidhje do kaloni një ditë të lehtë. Nëse jeni të matur dhe keni probleme financiare mundohuni të organizoheni më mirë. Takimet që do realizoni ju beqarët nuk do iu bindin shumë. Po sikur te ruanit të paktën miqësinë me të? Në punë do jetë dita ideale për të filluar një projekt të ri të menduar prej kohësh. Kujdes me financat. Do filloni kot se koti aventura ambicioze, por me shume rrezik. Merrni mendimin e specialistëve sa më parë.
Peshqit
Për shkak të kundërshtimit të Hënës me Mërkurin gjatë kësaj dite mund të jeni të gatshëm të bëni çdo gjë dhe merrni parasysh edhe pasojat vetëm për të rregulluar problemet që këta planetë do sjellin. Për të dashuruarit do jetë ditë e këndshme. Komunikimi do të shtohet dhe bashkëpunimi do të përforcohet. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni. Jupiteri do favorizojë dashuriçkat për ju beqarët. Largojini komplekset dhe do dilni të fituar. Në punë nuk do ndaleni së e thoni me zë të lartë mendimin tuaj dhe do tregoni për gjërat që nuk shkojnë në kompani. Mund të flisni edhe për kushtet dhe për disa eprorë të paaftë. Situata financiare do fillojë të stabilizohet. Filloni njëherë të shlyeni borxhet që keni marrë prej kohësh dhe më pas merruni me të tjerat.