Horoskopi sot:
Dashi
Keni disa mundësi për t’u vënë re nga të tjerët në këtë ditë, ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Në punë gjithçka po shkon mirë por tani duhet të filloni të punoni pak më shumë në aspektin e dashuri.
Demi
Jeni paksa konfuz në dashuri në këtë periudhë por është më mirë t’i sqaroni gjërat menjëherë. Ju duhet të kuptoni se kë dëshironi në krah dhe të lëvizni në përputhje me rrethanat.
Binjakët
Dëgjoni pak më shumë instiktet tuaja në vend që të shikoni gjithmonë se çfarë ju thonë të tjerët. Kushtojini vëmendje stresit të akumuluar si në punë ashtu edhe në jetën tuaj private.
Gaforrja
Në dashuri ka disa gjëra për të menaxhuar dhe ndiheni në mes të një krize. Mundohuni të qëndroni dhe vazhdoni të punoni shumë.
Luani
Ky qiell është i bukur për ata që janë në kërkim të dashurisë. Orët e ardhshme do të jenë plot pasion dhe një kënaqësi e madhe do të vijë edhe në punë.
Virgjëresha
Dita do të jetë paksa kaotike por mos u shqetësoni, do të arrini ta menaxhoni më mirë me pak përqëndrim. Trajtojeni veten me pak relaks në punë.
Peshorja
Ka ardhur koha t’i përkushtoheni dashurisë me më shumë shkujdesje dhe pa frikë. Puna, tani për tani, mund të presë.
Akrepi
Do të përjetoni emocione të forta ndaj shijoni këtë periudhë pa shumë mendime. Është koha për ndryshime në punë.
Shigjetari
Një kohë e mrekullueshme për dashurinë po vjen, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë. Në punë mundohuni të riktheheni në radhë sepse vera së shpejti do të përfundojë.
Bricjapi
Në këtë periudhë do të keni mundësi të provoni potencialin tuaj por duhet të angazhoheni menjëherë. Koha e lojërave ka mbaruar.
Ujori
Lajme të mira vijnë për ata që duan ndryshime dhe risi si në dashuri ashtu edhe në punë.
Peshqit
Kini kujdes në dashuri sepse mund të keni shumë kërkues. Nga ana tjetër, konfirmimet dhe kënaqësitë e mira vijnë në punë por tani është koha për pushime.