Horoskopi sot:

Dashi

Kjo periudhë është e favorshme për të nisur projektet. Marsi në shenjë rrit pasionin. Rikuperimi është total, ata që duan të fillojnë një trajtim apo t’i përkushtohen një aktiviteti do të favorizohen nga yjet.

Demi

Ky është muaji i rikuperimit për ju. Në veçanti për ata që duan të rrisin aftësinë e tyre vendimmarrëse. Dashuria shpërblen çiftet dhe ofron një mundësi shtesë për ata që duan të largojnë një kujtim të keq.

Binjakët

Mund të kërkoni një rritje të vogël në punë nëse kushtet janë të përshtatshme të bëni kërkesa për të ndryshuar ose nëse dëshironi të shkoni diku tjetër. Yjet do t’ju ndiohmojnë ndaj situatave të ardhshme.

Gaforrja

Ata që kanë një punë afatgjatë nuk do të humbasin rolin e tyre, por mund të kenë të bëjnë me një shef apo koleg të bezdisshëm. Muajin e kaluar pati probleme dhe polemika nga ky këndvështrim. Gjithashtu mund të ketë mosmarrëveshje me të afërmit, vëllezërit e motrat, bashkëshortët për çështje ekonomike.

Luani

Po vijnë lajme të mira për punë, por edhe shumë diskutime. Maji është një muaj përgatitjesh dhe jo veprimi. Dashuria po përjeton një fazë të gjatë rishikimi.

Virgjëresha

Nëse mendoni se në kompaninë tuaj ka pasur një bojkot kundër jush, ose në biznesin tuaj ka pasur shumë konflikte, mund të vendosni të bëni një hap prapa, të ndryshoni role, të ndryshoni grupin. Raportet e reja premtojnë përparim.

Peshorja

Sot favorizohen marrëdhëniet e reja në punë. Ata që kanë nisur bashkëpunimin me partnerë të tjerë tani janë më të fortë. Afërdita nuk është më në kundër jush si në prill… Në dashuri, ata që kanë kaluar një ndarje do të nisin një romancë të re. Ata që ju kanë injoruar do tentojnë të kthehen pranë jush.

Akrepi

Do të ndjeni ende peshën e një situate ekonomike që ju ka rënduar shumë. Në rast mosmarrëveshjesh ligjore apo problemesh financiare, është mirë të mos keni frikë, zgjidhjet do të vijnë në qershor. Ata që kanë nisur një romancë të re, pavarësisht se janë të martuar, do të dalin në publik.

Shigjetari

Përfitoni nga ky muaj për të bërë kërkesa pasi Marsi është i favorshëm. Në dashuri, beqarët duhet të pranojnë njohje të reja, ata që janë martuar prej muajsh duhet të zbulojnë limitet në marrëdhënie.

Bricjapi

Disa prej jush mund të marrin një çmim ose të zgjidhin një problem gjatë orëve të ardhshme. Pak por të mira, kjo do të jetë motoja nga sot e tutje. Kujdes me aleancat. Suksesin do ta arrini shumë shpejt. Në dashuri, ka edhe nga ata që do ta falin një ish…

Ujori

Është koha e duhur për të bërë propozime të mira. Maji është muaj shprese, riparues nëse ka pasur shumë probleme muajt e fundit. Mbështetet kthjelltësia. Ndonëse disa mund të tregohen të guximshëm me kërkesat, ka mundësi që të mos rinovojnë marrëveshjen apo arrijnë projektin që duan.

Peshqit

Punonjësit duhet të përgatiten për t’u përballur me intervista të rëndësishme. Do të favorizohen çështjet ligjore dhe burokratike. Nëse ka këndvështrime të papajtueshme, e rëndësishme do të jetë arritja e ndërmjetësimit sa më shpejt.