Horoskopi sot:

Dashi

Disa prej jush do të ndihen të hutuar dhe të pavendosur, madje edhe vendimet e thjeshta për të marrë do ju duken të vështira. Mundohuni ta kapërceni këtë periudhë negative edhe falë ndihmës së të afërmve dhe miqve, merrni këshilla se çfarë të bëni.

Demi

Ata që nuk kanë pasur guximin të ndryshojnë gjërat, këtë të hënë mund të preken nga një gjendje stresi. Në dashuri mund të ketë dyshime dhe konflikte. Nëse partneri juaj është i hutuar, ju mund të reagoni keq.

Binjakët

Disa prej jush do të mbyllin negociatat e hapura. Disa të tjerë do të ndihen të lodhur dhe të dëshpëruar duke kaluar orë të tëra duke menduar për problemet. Paolo Fox ju këshillon të kini më shumë besim te vetja.

Gaforrja

Tani po ndjeni efektet e kundërshtimit të Saturnit… Ndoshta kjo është arsyeja pse ndiheni të lodhur. Në dashuri po krijoni një terren të humbur, ndaj dhe ndiheni më të sigurt. Kjo është koha për t’u rikthyer në lojë me guxim!

Luani

Sipas horoskopit të Paolo Fox, një mik ose i afërm mund të ketë nevojë për këshilla ose ndihmën tuaj gjatë orëve në vijim. Mos hezitoni ta ndihmoni!

Virgjëresha

Kjo javë do të jetë e rënduar. Shumë ulje-ngritje. Humori juaj mund të mbahet nën kontroll nga angazhimet e punës dhe angazhimet familjare, të cilat do të kërkojnë shumë përqendrim dhe përkushtim.

Peshorja

Gjatë orëve në vijim do të përjetoni një situatë krejtësisht pozitive edhe falë aspektit të shkëlqyer të Venusit dhe Saturnit. Edhe në vendin e punës do mund të arrini disa suksese falë aspektit favorizues të Jupiterit.

Akrepi

Një lajm i mirë vjen për çiftet, të cilët po rizbulojnë pasionin dhe dashurinë, ndjenja pothuajse të harruara nga disa prej jush. Përfitoni nga Jupiteri që kapërcen shenjën tuaj. Sa i përket punës, pritet të merrni rezultate të mira. Gjithashtu një periudhë e shkëlqyer ëhstë për shëndetin.

Shigjetari

Ju mund të arrini rezultate të shkëlqyera, por gjithmonë ekziston dikush që ju pengon të arrini qëllimet tuaja ashtu siç dëshironi dhe në kohën që dëshironi. Ndërgjegjësimi për këto kufij ju bën nervozë, por zgjidhja për shqetësimet tuaja mund t’ju ofrohet nga njerëzit që doni.

Bricjapi

Së shpejti do të jeni në gjendje të përdorni forcën tuaj të brendshme të favorizuar nga aspekti i shkëlqyer i Mërkurit. Ju keni një vizion të qartë të asaj që ju rrethon dhe do të jeni lehtësisht në gjendje të identifikoni pikat e forta në të cilat mund të investoni kohë dhe burime.

Ujori

Ajo që po përjetoni nuk është një periudhë veçanërisht me fat, ka shumë konfuzion. Ju duhet të optimizoni disa aspekte të jetës suaj. Bëjini gjërat me entuziazëm, por gjithmonë duke menduar për rezultatet që do të merrni.

Peshqit

Jeni një shenjë shumë e ëmbël, por edhe shumë ankuese… Kur nuk arrini atë që dëshironi, siç është vëmendja e njerëzve të afërt, atëherë filloni të luani rolin e viktimës.