Horoskopi sot:
Dashi
Kohët e fundit nuk keni pasur shumë fat në dashuri, por tani mund të filloni të rikuperoheni, ndaj hapuni më shumë me të tjerët dhe argëtohuni. Ulje-ngritje në punë.
Demi
Në dashuri duhet të përpiqeni të gjeni kompromise përndryshe nuk mund të ndërtoni një lidhje të qëndrueshme. Përqendrohuni në punë dhe mos u shqetësoni nëse ka ndryshime të papritura.
Binjakët
Në dashuri ka ardhur koha të ecni përpara. Për sa i përket punës është një kohë e mirë veçanërisht për profesionistët e lirë.
Gaforrja
Këto ditë ka jo pak tension në dashuri. Problemet e punës që ju rëndojnë mos i fusni në jetën tuaj private.
Luani
Përpiquni të ndiqni emocionet tuaja dhe lëreni veten pak më të lirë në dashuri. Në punë do vijoni të merrni propozime të këndshme.
Virgjëresha
Në dashuri mund të ketë momente tensioni dhe disa kriza të vogla. Sa i përket punës, përpiquni të bëni një gjë në një kohë.
Peshorja
Kjo është një periudhë me fat për jetën në çift dhe kushdo që do mund të fillojë të mendojë për një fëmijë apo për bashkëjetesë. Në punë vijnë mundësi të reja.
Akrepi
Do ndiheni transgresivë dhe me një dëshirë të madhe për liri. Në punë ka ardhur koha të shkëlqeni edhe sepse i keni hequr të gjitha ndikimet negative.
Shigjetari
Nuk jeni plotësisht të kënaqur në dashuri ndaj filloni të shikoni përreth. Në punë do ketë mjaft ndryshime.
Bricjapi
Në dashuri ka pak tension por përpiquni të mos bini në grackën e së shkuarës, përkundrazi shikoni përpara. Në punë punoni fort sepse do ju vijë një kënaqësi e madhe.
Ujori
Harroni debatet e vogla në çift. Në punë mbani një gjendje shpirtërore të qetë dhe energjike.
Peshqit
Në dashuri ju pëlqen gjithmonë të ndiqni ndjesitë tuaja për mirë ose për keq dhe vazhdoni kështu. Kur vjen puna te puna, thjesht besoni vetes dhe instinkteve tuaja.