Horoskopi sot:

Dashi

E hëna dhe java që vjen do të jetë premtuese përsa i përket punës. Sfera sentimentale mund të shënojë ende një reduktim të romantizmit, gjithsesi do të kompensohet nga dialogu me partnerin.

Demi

Vendosmëria do t’ju lejojë të mbyllni disa situata të mbetura pezull kohët e fundit. Në jetën sentimentale do të përjetoni situata romantike, me një dëshirë shumë të fortë për erotizëm.

Binjakët

Çiftet do të përjetojnë momente romantike, por sa i përket raportit seksual mund të ndjeheni paksa të zhgënjyer. Përsa i përket punës, është koha për të bërë një hap prapa nga kërkesat e bëra kohët e fundit, duke treguar aftësi më të mëdha komunikimi me kolegët dhe punëdhënësit.

Gaforrja

Ju pret një javë disi e mërzitshme. Përsa i përket ndjenjave, kjo periudhë kërkon më shumë vëmendje, veçanërisht për nevojat e partnerit. Mos u shqetësoni, do të keni momente të papritura pasioni.

Luani

Do të përjetoni një periudhë të dobishme për t’u rikuperuar pas disa javësh monotone. Jeta sentimentale premton romanticitet, megjithatë duhet të jeni më aktivë përsa i përket raportit intim.

Virgjëresha

Kjo e hënë nis plot pasion. Çiftet do të gjejnë mirëkuptim me njëri-tjetrin dhe do të kalojnë një kohë të mirë. Kushtojini vëmendje njerëzve përreth jush për të kuptuar kush ju do vërtet. Nëse në punë gjithçka shkon si zakonisht.

Peshorja

Kjo e hënë dhe në tërësi e gjitha java do të jetë shumë interesante edhe pse me disa pengesa të vogla për të kapërcyer. Në dashuri premtohet romanticitet, sidomos për çiftet e qëndrueshme, ndërsa beqarët mund të nxjerrin do të shfrytëzojnë miqësinë për njohje të reja.

Akrepi

Këtë të hënë do të jeni shumë të lumtur. Sfera sentimentale do të shkojë mirë, megjithëse nuk do t’i shfaqni shumë ndjenjat tuaja. Përsa i përket punës, do të ishte më mirë të shmangnit grindjet dhe debatet.

Shigjetari

Ju pret një javë me fat, gati për lajme të shumta në ditët në vijim. Jeta sentimentale do të jetë shumë e ëmbël dhe intime, por mund të mungojnë momentet e pasionit. Përsa i përket punës, yjet garantojnë fat dhe para. Është një periudhë vërtet ideale për të nisur një projekt të ri.

Bricjapi

Gjatë orëve në vijim, sigurisht që nuk do të mungojë vendosmëria, edhe nëse do të duhet të drejtohet në mënyrën e duhur. Jeta sentimentale do të jetë monotone, edhe pse ende do të jeni romantikë. Yjet shpërblejnë beqarët me takime të reja dhe të zjarrta.

Ujori

Ju pret një javë veçanërisht me fat. Sfera e dashurisë kërkon ende pak durim, pasi marrëdhënia mund të rezultojë shumë më pak romantike se zakonisht. Ambienti i punës është shumë më interesant, sepse do të ketë mundësi për të bërë aleanca të reja…

Peshqit

Ju presin ditë shumë të forta. Sfera sentimentale dominohet nga marrëdhënia fizike, me dëshirën për të vënë në jetë fantazitë e reja dhe të djallëzuara me partnerin. Puna kërkon pak më shumë vëmendje, sidomos komunikimi me kolegët.