Horoskopi sot:
Dashi
Kjo e enjte nuk do të jetë në ritmin e duhur. Do të keni shumë gjëra për të bërë dhe do të ndjeni nevojën për tu relaksuar. Është mirë që të reflektoni lidhur me situatat. Ka shumë rëndësi që të planifikoni nismat e reja, por në të njëjtën kohë do të përballeni edhe me mundime.
Demi
Dita do ju gjejë protagonistë, ku do të jeni të privilegjuarit e yjeve. Jeni përkushtuar shumë dhe në fund do të arrini synimin që i keni vendosur vetes. Jeni të mbushur me forcë dhe do të arrini të mposhtni kundërshtitë e fatit.
Binjakët
Do ju ndodhë që të jeni të trishtuar dhe të përhumbur pas problemeve. Këshillohet që të mos e teproni, pasi situata do të përmirësohet në ditët në vijim. Kush kthehet në shtëpi nervoz, rrezikon që të diskutojë ashpër.
Gaforrja
Në sferën profesionale do të përballeni me një sërë betejash. Kush ka një aktivitet të vetin, mund të përballet me një transformim, duke ndryshuar strategji. Kjo është periudha më e mirë, ku do të jeni të mbushur me energji dhe dëshirë për ti zgjidhur problemet.
Luani
Nëse keni në plan që të rikuperoni një raport sentimental, mund ta bëni në pjesën e dytë të ditës. Kjo pasi fillimisht duhet të merrni me çështjet profesionale. Për të marrë rezultatin e shpresuar, duhet të punoni më shumë se të tjerët.
Virgjëresha
Do të përballeni me disa shqetësime lidhur me familjen dhe shtëpinë. Edhe një raport sentimental duhet jetuar në mënyrë të kontrolluar. Në këtë periudhë me gjasë do të keni të bëni me një person që thotë se është i/e qetë, por që në fakt nuk është kështu.
Peshorja
Këshillohet që të shmangni debatet dhe polemikat gjatë kësaj dite. Zakonisht shmangni futjen në mes për të shmangur problemet dhe jeni shumë të zotët në diplomaci. Por duhet thënë se ka një limit durimi dhe gjatë kësaj të enjteje, zor se do e ruani qetësinë.
Akrepi
Nëse keni përjetuar një ndarje, tani është momenti që të lini pas të kaluarën dhe të harroni. Në mënyrë që t’iu përkushtoheni ndjenjave të reja, ka nevojë që të zhdukni çdo pengesë dhe ndikim negativ. Intuita juaj do të bëjë që t’iu rikthehet sërish dëshira për të dashuruar. Lidhjet në çift do të jenë më të forta.
Shigjetari
Kjo ditë do të nisë me rikuperim të ndjeshëm, i cili do të vijojë edhe gjatë fundjavës. Megjithatë çështjet e dashurisë, vijojnë që të krijojnë shqetësime. Nëse ka diçka që nuk shkon, bëni mirë të flisni.
Bricjapi
Kjo është një periudhë e karakterizuar nga mërzia, ku po punoni më shumë se zakonisht. Do të përballeni me shqetësime dhe polemika, sa i takon raporteve sentimentale. Duhet të veproni me shumë kujdes sa i takon raporteve me të lindurit e shenjës së dashit dhe gaforres.
Ujori
Gjatë kësaj të enjteje duhet të mundoheni që të zgjidhni një problem në mënyrë që të jeni më mirë. Në raport me të tjerët keni përjetuar një krisje. Në ditët në vijim parashikohen konflikte, pasi mendoni se të gjithë ju janë vënë kundër.
Peshqit
Do të ndjeni nevojën për të folur për dashurinë dhe për të analizuar situatën sentimentale. Do të jetë me shumë rëndësi që të përjetoni një miqësi apo një takim të kënaqshëm, ku mund të lindë diçka më shumë.