Dashi

Kjo ditë flet për pasionin si për ata në çift ashtu edhe për beqarët ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Në punë, përpiquni të përfundoni projektet tuaja.

Demi

Keni gjetur një ekuilibër të bukur në dashuri dhe tani është koha për t’i shijuar të gjitha. Në punë gjithçka shkon mirë, sidomos për të vetëpunësuarit, edhe nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur me të ardhurat tuaja.

Binjakët

Hëna ju mbron kështu që dashuria do të shkojë mirë. Në punë mos u bëni shumë debatues por përpiquni të zgjidhni problemet.

Gaforrja

Kjo është një ditë disi e qetë për dashurinë, por mos e lini veten të pushtoheni nga dyshimet. Në punë, qëndroni të qetë dhe merrni kohën tuaj.

Luani

Jeni pak të shqetësuar në dashuri kohët e fundit ndaj bëni kujdes me diskutimet. Është një periudhë delikate në punë por do të arrini të kapërceni çdo pengesë dhe të dilni në krye.

Virgjëresha

Doni të gjeni dashurinë dhe jo të përjetoni vetëm aventura. Ndryshime të rëndësishme do të vijnë në punë nga java e ardhshme.

Peshorja

Kujdes nga disa grindje dashurie që mund t’ju prishin humorin. Në punë vazhdoni me angazhimin e zakonshëm që do ju çojë larg.

Akrepi

Jeni plot angazhime dhe po e lini pak mënjanë dashurinë. Keni shumë gjëra për të bërë në punë, por përpiquni të qëndroni të qetë.

Shigjetari

Ju keni rizbuluar dëshirën për të dashur dhe për t’u argëtuar. Ka ardhur koha e hakmarrjes në punë.

Bricjapi

Në dashuri, mbajini larg mendimet negative sepse mund t’ju prishin ditën. Në punë ka shumë përkushtim por jeni mërzitur me situatën në të cilën ndodheni.

Ujori

Dashuria po ecën mirë dhe hëna mbron sferën e ndjenjave. Në punë keni shumë ide fituese dhe gjithashtu dëshirën për t’i vënë në jetë ato.

Peshqit

Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse mund të ketë kriza të vogla për të kapërcyer. Jeni të lodhur në punë, por po bëni një hap të mirë përpara.