Horoskopi sot:
Dashi
Pasioni nuk i mungon dashurisë, por kjo festë e të dashuruarve vjen me disa dyshime. Gjatë kësaj dite duhet të flisni vetëm nëse është e nevojshme. Zakonisht kur mendoni se keni të drejtë nxitoni, por këtë të mërkurë do ishte mirë që ta shmangni këtë gjë. Në punë mund të vijnë lajme.
Demi
Gjatë orëve në vijim do të favorizohen takimet dhe marrëdhëniet në përgjithësi. Në ditën e të dashuruarve do të keni shumë mundësi për të folur me partnerin dhe për t’u sqaruar. Do të keni lajme nga të afërmit ose miqtë që ndodhen larg.
Binjakët
Për ju ky nuk është një muaj ideal për beqarët, që janë në kërkim të dashurisë. Ata që janë në një lidhje do të kenë një fazë qetësie, megjithatë nuk do të ngjallen shumë emocione. Do bëni shpenzime të tepërta. Kujdes nga çështjet ligjore, radhët apo vonesat.
Gaforrja
Mbrëmja favorizon ata që duan të festojnë Shën Valentinin me dashurinë e tyre, ndonëse ka ende dyshime. Është e qartë keni nevojë për sqarime me partnerin, Afërdita mund të frenojë dëshirën për të folur dhe për të sqaruar çështje të ndryshme. Disa situata në punë nuk do të jenë në favorin tuaj.
Luani
Planet për këtë të mërkurë duhet t’i realizoni në mëngjes. Do ishte mirë që të mos organizoni gjëra që do t’ju lodhin në mbrëmje. Në punë, projektet tuaja janë mjaft të rëndësishme, por disa mund të mos bien dakord me ju, ndaj do ju duhet të luftoni për gjërat që doni.
Virgjëresha
Yjet e shpërblejnë dashurinë në këtë Shën Valentin. Brenda një kohe të shkurtër mund të merrni një përgjigje që ju intereson. Sa më shgumë kohë të kalojë aq më tepër do t’i afroheni objektivit apo ëndrrës që keni për këtë vit. Megjithatë ka ende disa probleme të vogla fizike për të kapërcyer.
Peshorja
Debatet në dashuri duhen shmangur. Tani nuk është koha e duhur për të menduar për situatat që mund t’ju dëshpërojnë. Në mjedisin që ju rrethon mund të keni probleme, mund të akuzoheni edhe për diçka që as nuk e keni bërë dhe as nuk e keni menduar.
Akrepi
Dashuria është shumë e rëndësishme dhe takimet e kësaj periudhe janë interesante. Në ditën e të dashuruarve do të mund të rikuperoni pak qetësinë e brendshme. Ju pret një e ardhme më e mirë.
Shigjetari
Do të keni sukses në jetën sentimentale. Do të planifikoni një ditë plot dashuri. Do të ketë telefonata surprizë. Një projekt i ri më në fund mund të fillojë. Ju nuk jeni njerëz që i vendosni vetes kufij dhe me yjet në favorin tuaj do të merrni vendime të rëndësishme.
Bricjapi
Ndenjat sa do të vijë e do të thellohen. Por gjatë kësaj dite do të reflektoni për kushtet e marrëdhënies suaj. Do të përjetoni një javë plot diskutime. Mundohuni të bëni diçka ndryshe, mos u lodhni dhe shmangni gjërat e komplikuara.
Ujori
Nuk keni pse të izoloheni në këtë ditë kushtuar dashurisë. Ndonëse keni menduar se do të kaloni një ditë të mërzitshme, do të rezultojë e kundërta. Miqësitë e lindura së fundmi nuk duhen hedhur poshtë. Ndnjejat e sapolindura do të thellohen nga marsi.
Peshqit
Në ditën e të dashuruarve fillon një periudhë e dobishme për të rizbuluar vlerën e një ndjenje. Çdo ndjenjë duhet të shprehet lirshëm. Beqarët do të fillojnë të shikojnë përreth. Jupiteri dissonant ju këshillon të qëndroni të qetë.