Horoskopi sot:
Dashi
Kjo e mërkurë do të jetë e suksesshme për ju në punë. Ju do të provoni aftësinë tuaj edhe në biznes. Në jetën sentimentale do të ketë trazira për çiftet. Megjithatë, përpjekjet tuaja të sinqerta për të forcuar lidhjet familjare do të japin rezultate të mira.
Demi
Beqarët mund të gjejnë një person interesant pas një takimi të papritur. Çiftet mund të rrezikojnë të ndahen për shkak të një ish të dashuri. Mbajtja e një diete të ekuilibruar dhe një mënyrë jetese aktive mund t’ju mbajë të shëndetshëm.
Binjakët
Disa prej jush do të kalojnë kohë me një histori dashurie të pamundur që do t’ju mbajë plagët hapur. Disa të tjerë do të bëjnë plane për të ardhmen. Paolo Fox ju sugjeron të dilni me familjen në një park për pak argëtim.
Gaforrja
Beqarët mund të kenë vështirësi për të gjetur dashurinë. Beqarët do preferojnë të jenë me miqtë dhe jo të përkushtohen me dikë.
Luani
Beqarët mund të fillojnë një lidhje. Në punë do arrini të ruani standarde të larta pavarësisht vështirësive. Në familje do të kaloni çaste të lumtura.
Virgjëresha
Beqarët duhet të mbajnë nën kontroll pasiguritë e tyre. Çiftet duhet të kompensojnë kohën e humbur. Vlerësoni me kujdes realizueshmërinë e një projekti investimi përpara se të shpenzoni para.
Peshorja
Paolo Fox ju sugjeron t’i bëni gjërat me qetësi. Mund të ketë disa polemika lehtësisht të zgjidhshme në punë. Kini kujdes me gjërat që thoni nëse nuk doni të debatoni me të gjithë rreth jush.
Akrepi
Mund t’ju lindin disa dyshime në lidhje me dashurinë, por kjo do të zgjidhet lehtësisht. Në punë, shmangni humbjen e tepërt të kohës për gjëra të parëndësishme.
Shigjetari
Do të planifikoni disa aktivitete të këndshme me partnerin, ndërsa në punë favorizohen marrëveshje të reja. Mos u mërzisni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Do të arrini suksese të mëdha në çdo fushë.
Bricjapi
Këtë të mërkurë mund të zgjidhni disa mosmarrëveshje të vogla në jetën në çift. Në punë, shmangni zgjedhjet e nxituara, pasi mund të pendoheni dhe të vuani pasojat. Përgatituni për një surprizë të këndshme gjatë gushtit.
Ujori
Shmangni përfshirjen në sentimentalizëm dhe jini më racionalë. Duhet të gjeni më shumë kohë për veten tuaj dhe të pushoni. Në fund të fundit, është mesi i gushtit dhe ju meritoni pak pushim.
Peshqit
Doni të bashkoni pjesët e një historie disi të ndrydhur. Në punë mbajini sytë hapur për pengesa. Ka pengesa të zemrës që janë të vështira për t’u kapërcyer. Por ju do të përballeni me gjithçka me një frymë hiri dhe gëzimi.