Horoskopi sot:

Dashi

Kjo e mërkurë do të jetë ditë e favorshme për nisma të reja pune. Në dashuri, priten takime interesante për beqarët. Kushtojini vëmendje menaxhimit financiar.

Demi

Në punë mund të lindin sfida që kërkojnë durim. Në jetën sentimentale ka ardhur koha të sqaroni çdo keqkuptim me partnerin. Shëndeti kërkon më shumë kujdes.

Binjakët

E mërkura sjell mundësi për bashkëpunime të frytshme në fushën profesionale. Në dashuri, shmangni diskutimet e kota. Energjia është në rritje.

Gaforrja

Në punë mund të keni tensione, ndaj duhet qëndroni të qetë. Në dashuri, kushtojini më shumë kohë partnerit. Gjithashtu, kushtojini vëmendje dietës suaj ushqimore.

Luani

Sipas Paolo Foxit, kjo ditë do të jetë e favorshme për të bërë oferta pune. Në dashuri shmangni xhelozinë e pabazë. Do ndjeni rënie të energjisë, ndaj duhet të pushoni.

Virgjëresha

Në punë nevojitet organizim më i madh. Në sferën sentimentale, mund të keni keqkuptime me partnerin, komunikoni hapur për çdo shqetësim. Shëndeti do të jetë i qëndrueshëm.

Peshorja

Mundësi rritjeje profesionale vijnë për ju, kapini ato dhe mos i lini t’ju ikin. Në dashuri, do të keni momente bashkëpunimi me partnerin. Forma juaj fizike do të jetë e mirë.

Akrepi

Në punë shmangni konfliktet me kolegët. Në fushën sentimentale, beqarët mund të kenë njohje të reja. Sa i përket shëndetit, duhet të bëni kujdes nga stresi.

Shigjetari

Kjo e mërkurë do të jetë një ditë ideale për të planifikuar udhëtime ose eksperienca të reja. Në dashuri shmangni premtimet që nuk mund t’i mbani. Sa i përket shëndetit, mund të jeni ndjerë të lodhur, por energjia juaj është në rritje .

Bricjapi

Në punë nevojitet një fleksibilitet më i madh. Në sferën sentimentale, kushtojini më shumë kohë familjes. Ndërkohë, shëndeti do të jetë i mirë.

Ujori

Këtë të mërkurë do të keni mundësi për miqësi apo bashkëpunime të reja. Në dashuri shmangni diskutimet për çështje të parëndësishme. Mbani energji pozitive.

Peshqit

Në punë mund të ketë njohje për përpjekjet e bëra. Në sferën sentimentale, tregoni momente butësie me partnerin. Kujdes për shëndetin, mos neglizhoni sëmundjet e vogla.