Horoskopi sot:
Dashi
Kjo e shtunë do të jetë e mbushur me nervozizëm për shkak të situatës financiare. Ka disa çështje lidhur me shpenzimet që ju shqetësojnë. Ndër të tjera po ngarkoheni shumë me problemet e të tjerëve.
Demi
Hëna do të jetë e pranishme në shenjën tuaj. Do të ndiheni të mbushur me energji. Lidhur me dashurinë, do të kërkoni konfirmime dhe siguri.
Binjakët
Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni të mbani nën kontroll nervozizmin si dhe të zgjidhni problemet që kanë të bëjnë me dashurinë.
Gaforrja
Parashikohet një ditë rikuperimi në raport me fillimin e javës. Edhe pse mund të doni që të rrini me veten tuaj, mundohuni që të mos mbylleni.
Luani
Do të jetë një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do të keni dëshirë për të bërë shumë gjëra dhe për të arritur shumë rezultate. Mundohuni që të relaksoheni dhe të shmangni tensionet.
Virgjëresha
Do të ketë një rikuperim të mirë në raport me pjesën tjetër të javës. Nervozizmi po largohet më në fund, duke bërë që të ndiheni më mirë. Megjithatë do të ketë sërish disa probleme lidhur me sferën sentimentale.
Peshorja
Po mendoni shumë lidhur me punën dhe karrierën, duke lënë pas dore anën sentimentale, të cilës në fakt duhet ti kushtoni më shumë rëndësi. Angazhimet e shumta nuk ju lënë shumë kohë, ndaj duhet të krijoni më shumë hapësirë për veten.
Akrepi
Do të jeni të tensionuar dhe nervoz, sidomos në dashuri. Ndoshta po mendoni për gabimet që keni bërë në të kaluarën dhe po kërkoni si të hakmerreni, por mund të gaboni. Rigjeni qetësinë dhe mundohuni që të ndryshoni sjellje.
Shigjetari
Kjo është dita kur duhet të ndalni pak, pasi në të kundërt rrezikoni të gaboni. Rishikoni strategjitë dhe projektet për të dalë nga situatat. Në dashuri mund të ketë ndonjë të papritur.
Bricjapi
Mundohuni që të shihni përpara dhe të mos keni pishman. Kjo është një periudhë e mbushur me ndryshime, lidhur me situata vendimtare, sentimentale dhe profesionale.
Ujori
Mundohuni që të shikoni përpara dhe të mos keni pengje, pasi kjo është një periudhë e mbushur me ndryshime, lidhur me situatën profesionale apo sentimentale. Ndonjëherë bëhet fjalë për zgjedhje që keni bërë, ka ardhur momenti për të menduar në mënyrë pozitive.
Peshqit
Duhet të ndryshoni sjellje lidhur me dashurinë, por mjafton që të mendoni për të kaluarën dhe gjërat e pamundura. Mundohuni që ti shihni njerëzit në një tjetër mënyrë nga ajo që keni bërë në fillim.