Horoskopi sot.
Dashi
Qetësia dhe mirëkuptimi do mbizotërojë të mërkurën në jetën tuaj në çift. Çdo gjë do ecë më së miri me partnerin dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme.
Demi
Ju që jeni në një lidhje nuk duhet ta lini ankthin dhe dyshimin t’ua shkatërrojë jetën, por duhet të përfitoni nga çdo moment kur te jeni pranë partnerin dhe të dashuroheni si ta ndieni.
Binjakët
Dite mjaft e qëndrueshme do jetë kjo e mërkurë për ata që janë ne një lidhje. Pasioni do i pushtojë gjatë kohës dhe nuk do mërziten për asnjë moment.
Gaforrja
Marsi do i zgjojë nga gjumi ku kishin rënë të dashuruarit. Ata do i shohin gjërat me më shumë optimizëm të mërkurën dhe do marrin edhe vendime me rëndësi.
Luani
Kjo e mërkurë nuk do jetë dita më e përshtatshme për çështjet e zemrës. Në disa momente do mbeteni vetëm dhe do e vuani së tepërmi këtë gjë.
Virgjëresha
Duhet të tregoheni me të duruar të mërkurën ju te dashuruarit sepse partneri edhe sikur të bëjë të pamundurën nuk do ia dalë t’ua plotësojë të gjitha dëshirat.
Peshorja
Ditë e ndërlikuar do jetë kjo e mërkura për ata që janë në një lidhje. Do krijohen herë pas here keqkuptime dhe mosmarrëveshje mes jush dhe partneri.
Akrepi
Ka mundësi që ju të dashuruarit të merrni vendime të rëndësishme të mërkurën. Marrëdhënia me partnerin do forcohet akoma më tepër. Beqarët që do tregohen të paduruar ka rrezik të përballen me probleme serioze.
Shigjetari
Jeta juaj në çift do mbetet e shkëlqyer edhe të mërkurën falë ndikimit mjaft pozitiv të Marsit. Gjithçka mes jush do jetë më e bukur se kurdoherë dhe emocionet do jenë të forta.
Bricjapi
Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë e keqe të mërkurën, megjithatë mirë është që të nisni qetësisht me partnerin për gjithçka. Kështu do krijoni edhe një klime akoma me te ngrohte mes jush.
Ujori
Ditë goxha e turbullt do jete kjo e mërkurë për ata që janë në një lidhje. Tregohuni sa me të matur që të mundeni sepse në të kundërt keni për të pasur probleme serioze.
Peshqit
Gjate kësaj dite, marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet edhe me tepër. Do keni të njëjtat ide dhe mendime me personin qe keni ne krah.