Horoskopi sot:
Dashi
Kjo e hënë do të jetë një ditë pozitive, java e re do të fillojë me këmbën e mbarë. Do të zgjoheni plot energji dhe dëshirë. Mundohuni ta kanalizoni gjithë këtë forcë të re për të bërë diçka që e keni shtyrë për një kohë të gjatë. Lajme të mira vijnë edhe nga pikëpamja ekonomike.
Demi
Këtë 1 prill do të jeni shumë në ankth dhe ky nxitim nuk do ju lejojë të keni mendje të kthjellët. Në dashuri, jo çdo gjë shkon ashtu siç keni shpresuar, megjithatë duhet ta lëni të lirë një person që nuk ju dashuron. Një lajm i mirë vjen në familje.
Binjakët
Do të keni një intuitë të shkëlqyer që do t’ju bëjë të fitoni disa pike të eprorët, në punë. Ngadalë po demonstroni se sa vleni dhe në fund do të triumfoni. Në jetën sentimentale do të përjetoni emocione të mëdha, qoftë çiftet apo edhe beqarët.
Gaforrja
Përfitoni nga rasti për t’iu përkushtuar njerëzve më të afërt. Kohët e fundit keni pasur konflikte, keni qenë nervozë dhe të padrejtë. Rruga është e gjatë, por me dialogun e duhur do të rikuperoni terrenin e humbur.
Luani
Do të jetë një ditë pozitive në dashuri. Është dita perfekte për të përjetuar emocione të forta në dashuri. Kaloni sa më shumë kohë me partnerin, do të shihni se marrëdhënia juaj në çift do të përfitojë shumë. Nis një javë vendimtare edhe në punë, ndaj mos u tregoni të papërgatitur.
Virgjëresha
Yjet ju ftojnë të ndryshoni qasjen tuaj, e cila shpesh është shumë pesimiste. Vetëm me besim te vetja do të jeni në gjendje të rregulloni disa situata të komplikuara. Këto ditë do të duhet të hiqni dorë nga diçka e rëndësishme. Bëhuni të fortë.
Peshorja
Do të jetë një ditë e ndërlikuar. keni pasur kaq shumë plane për këtë pranverë, por tani gjithçka është e bllokuar. Këshilla e yjeve është të shikoni përreth, të respektoni personat që ndoshta shumë shpesh i keni marrë si të mirëqenë dhe jepini vetes dashurinë që meritoni.
Akrepi
Një fazë e rimëkëmbjes së madhe do të fillojë për ju. Ju po kaloni një periudhë komplekse dhe ndiheni të vetmuar. Në vend që të ndjeni keqardhje për veten, mund të përfitoni prej saj duke larguar personat që nuk ju meritojnë.
Shigjetari
Do të keni shumë dyshime në kokën tuaj. Në këtë periudhë qetësie relative ju keni pasur mundësi të mendoni, ndoshta pak më tepër. Rezultati është një miks emocionesh dhe mendimesh nga të cilat tani e keni të vështirë të dilni. Vendosni prioritete dhe mbi të gjitha ndërmerrni veprime.
Bricjapi
Më në fund keni filluar të ndiheni mirë. Keni kaluar disa muaj shumë të komplikuar, disa për shkak të një marrëdhënieje të dështuar, disa për shkak të ndonjë problemi të madh në familje. Tani situata po rikuperohet. Megjithatë, mos u tregoni impulsivë, rikuperimi kërkon kohën e vet
Ujori
Do të ndjeni nervozizëm të madh. Edhe njerëzit që ju duan më shumë e kanë pasur të vështirë të jenë pranë jush ditët e fundit. Duhet të ndryshoni qëndrimin tuaj dhe t’i kushtoni më shumë rëndësi ndjenjave.
Peshqit
Jeni duke përjetuar një periudhë shumë të veçantë në dashuri. Megjithatë, disa prej jush po kuptojnë se marrëdhënia se ka marrë fund. Disa të tjerë, pavarësisht se janë ende të dashuruar me partnerin e tyre, do shohin për një person tjetër. Përfitoni nga kjo e hënë për të vendosur pak rregull me veten.