Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në Nivicë, Bashkia Himarë, tek ullinjtë në vendin ku rruga merr drejtimin për Kakome.
Nga zjarri janë djegur shumë rrënjë me ullinj, të cilat ishin në prodhim.
Pas thirrjes për ndihmë nga shërbimi zjarrfikës i Himarës kjo për shkak edhe të distancës së largët, ata u përgjigjën në kohë dhe nisën shuarjen e tij.
Në afërsi të zjarrit ndodhej edhe një lokal i mbyllur, por fatmirësisht nuk u prek nga flakët.
Zjarri u shua pa u përhapur më tej duke shpëtuar kështu nga djegia shumë rrënjë me ullinj.