Ka humbur jetën fëmija i përplasur nga skafi në Himarë.
Lajmi është konfirmuar nga policia lokale, e cila ka shoqëruar personin që po drejtonte mjetin lundrues, i cili është një ish-punonjës i Policisë së Shtetit.
Të dhënat zyrtare thonë se fëmija 5 vjeç ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Burime bëjnë me dije se fëmija kishte ardhur me familjen për pushime nga Holanda.
Njoftimi i policise:
Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.