Një 25-vjeçar është arrestuar sot në Himarë pasi shiste kokainë dhe kanabis në lokalet e natës.
Gjatë kontrollit ne dhomën e hotelit ku ai qëndronte policia gjeti kanabis të ndarë në doza të bërë gati për shitje.
“ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 22”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronte ky shtetas, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën 20 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe disa doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës, në zonën e Himarës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.