Pas mbylljes së aplikimeve për garën e 12 drejtuesve të rinj të qarqeve të Policisë së Shtetit një ditë më parë, këtë të enjte, gara zyrtarisht hapet për pozicionin e shefit të komisariateve.
Të gjithë punonjësit e policisë që mbajnë gradën “komisar” dhe “kryekomisar” duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë deri në datën 8 nëntor në orën 14:00 dokumentacionin përkatës.
Grada “komisar” vlen për komisariatet që kanë popullsi më të ulët, ndërsa “kryekomisar” me popullsi më të lartë.
Pas përfundimit të aplikimeve, nis faza e radhës, e cila vë në filtër të gjithë emrat, që më pas do të marrin emërimin.