Kompania ajrore “Air Albania” ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga një grup hakerash të cilët i kanë vensour kusht për të paguar një shumë të konsiderueshme parash.
Sipas ekspertëve të teknologjisë, sulmi është kryer mbrëmjen e 30 janarit dhe është i llojit “data breach” apo cënim i të dhënave me “ransomware”, i realizuar përmes Lockbit.
Ky lloj sulmi konsiston në marrjen “peng” të të dhënave, përmes hakerimit të sistemeve të kompanisë, e cila më pas kërcënohet të paguajë një shumë parash në këmbim të rimarrjes së aksesit apo mospublikitmi të të dhënave.
Edhe në rastin e “Air Albania”, grupi i hakerave të “LockBit” raportohet se i ka kërkuar kompanisë të paguajë një shumë parash, që nuk është bërë publike, deri në datën 14 shkurt si afati i fundit.