Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali, ka bërë dje një deklaratë të forte lidhur me përbërjen e mazhorancës dhe qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme.

Ajo u shpreh se treçereku i qeverisë apo Parlamentit mund të mos jetë në këto pozita pas zgjedhjeve të vitit 2025.

Spiropali:

Treçereku i qeverisë apo i Parlamentit mund të mos jetë në Qeveri apo në Parlament.

Ajo që mbetet dhe është e pandryshueshme është dëshira, vullneti dhe puna jonë për të lënë një Shqipëri më të fortë.