Sazan Guri shprehet se Britania dhe Skocia ka harta pa fund dhe të dhëna pa fund që tregojnë gjurmë shqiptare.
Sipas tij, edhe në Itali dhe Francë po ashtu ka gjurmë shqiptare, si dhe në Austri dhe Sllovaki, ku gjen toka ilire dhe mjaft simbole që e vërtetojnë këtë.
“Kjo ka nisur te Foti që është, masa, mençuria, nga foti vjen theos, dhe që aty ku ai ka studiuar periudhën e pellazgëve kështu fjala albanoli për herë të parë është përdorur 10 mijë para erës sonë. Më pas doli fjala Alban.
I vetmi popull në botë që i ka pa fund emrat me al, ky popull që erdhi me këtë etimologji që janë përdorur dhe nga Homeri, Alban ka dhe në Skoci.
Enea kur erdhi te Dodona i tha ti nuk ke vend në Butrint dhe ata u vendosën në Romë, kështu u përhapën albanët. Më i vjetri mendohet bridi, e thonë dhjetëra enciklopedi me 400 albanë trojanë, dhe ata u shpërndanë.
Skocia është quajtur Albany dikur, deri 1700, pastaj e ndryshuan sepse në 1800 ne pësuam atë shkarjen e madhe ku ato perandoritë, Rusia e para, Turqia e dyta, këta nuk donin që Shqipëria të shkëlqente me emrin Albani, dhe ndryshuan emrin. Pra Britania dhe Skocia ka harta pa fund dhe të dhëna pa fund që tregojnë gjurmë shqiptare.
Bruti i famshëm kishte lindur në Albani, nga vendi i Elenit dhe Andromakës, Briti solli trojanët albanë, ka shumë të dhëna që vërtetojnë se Britania ka origjinë ilire. Emra pa fund që kanë të njëjtin kuptim si ne, vetëm se shumë kanë ndryshuar me evolucionin, si për shembull Pulia, pyll.
Itali, Francë po ashtu ka gjurmë shqiptare. Në Austri dhe Sllovaki ka toka ilire. Po ashtu dhe Bavaria nuk e mban veten për gjerman, kur i pyet jemi më lartë thonë, janë fisnikë, bujarë, bavaria, bujarë”, tha profesor Sazan Guri në MCN.
Pra gjithë Europa, sipas tij, ka origjinë shqiptare!