Avokati nga Zagoria e Gjirokastrës, Spartak Ngjela i ftuar në një emision televiziv është pyetur për formatin televiziv të BBV3.
Sipas tij, i është kërkuar të marrë pjesë më herët, bile i janë lutur, por nuk e pëlqen izolimin.
Ngjela shprehet i sigurt se nëse do hynte, do e fitonte çmimin e madh.
Spartak Ngjela: Mua më kanë kërkuar ata, bile më janë lutur, por e kam refuzuar para dy-tre vitesh. Janë dy arsye, nuk do ma rriste audiencën, do mbaja audiencën time dhe me atë mund të fitoja, por çështja është që atje je në izolim dhe mua nuk më intereson izolimi sepse kam shumë çështje të hapura në kuptimin pozitiv të fjalës. Atje mund të rrish 2-3 muaj.